Lajme
Mbrojtja e Selimit, me mocion kundër dëshmisë së dëshmitares së parë
Gjykata Speciale ka pranuar mocionin e e mbrojtjes së Rexhep Selimit për mospranimin si provë të një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas gjykatësit Charles Smith III, pranueshmëria e kësaj prove do të mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.
Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, ai tha se duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. I njëjti ka thënë se nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafin 3, 16 dhe 23 të materialit. ‘‘Trupi gjykues rikujton që pala që dorëzon prova duhet të demonstrojë se faktet që kërkon të vërtetojë janë përkatëse për çështjen’’, tha tutje gjykatësi Smith, shkruan Betimi për Drejtësi.
Seanca është e mbyllur për publikun dhe dëshmitari po merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











