Lajme
Mbyllen hetimet ndaj vrasësit 60 vjeçar të shqiptares 34 vjeçe
Përfshirja e një pale të tretë në krimin e dhunshëm mund të përjashtohet, ka njoftuar të enjten Prokurori Publik i Cyrihut. Duke qenë se autori i krimit i ka marrë jetën vetes, procedimet tani janë ndërprerë
Pas dramës së përgjakshme të pengjeve që kishte ndodhur në Cyrih në maj të vitit 2019, hetimet janë mbyllur. Sipas prokurorit publik dhe policisë kantonale, bëhej fjalë padyshim për një vepër që kishte ndodhur nüë mes të personave që ishin në marrëdhënie partneriteti dhe për vrasje, shkruan sda.ch.
Në maj të vitit 2019, shtetasi zviceran me prejardhje kroate kishte mbajtur peng ish-të dashurën e tij (34) dhe shoqen e saj të dhomës (38) në Döltschiweg në Cyrih-Wiedikon, transmeton albinfo.ch. Pastaj Ante S. (60 ) premtoi të dorëzohej pas tre orësh. Në vend të kësaj, ai vrau dy gratë dhe veten . K
Njëra nga viktimat e krimit të rëndë ishte një shqiptare e Kosovës. Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S. , me prejardhje nga Kamenica.
Këtë njoftim e ka dhënë për albinfo.ch një familjar i I.S., nën kushte anonimiteti. Ai nuk deshi të jepte më shumë informacione rreth rastit përveç se e konfirmoi se I.S. ka bashkëjetuar një kohë me 60 vjeçarin, vrasësin e saj dhe të 38 vjeçares M.S.
Pas më shumë se një viti, hetimi mbi çështjen në fjalë tani ka përfunduar. Përfshirja e një pale të tretë në krimin e dhunshëm mund të përjashtohet, ka njoftuar të enjten Prokurori Publik i Cyrihut. Duke qenë se autori i krimit i ka marrë jetën vetes, procedimet tani janë ndërprerë.
Edhe para krimit, Ante S. kishte kërcënuar, ndjekur dhe terrorizuar ish-të dashurën e tij për një kohë të gjatë.
Në atë kohë, zyra e prokurorit publik të Cyrihut thotë se ajo qysh nga mesi i prillit kishte bërë një ankesë në policinë e qytetit kundër vrasësit të saj të ardhshëm, përcjell albinfo.ch. Në atë kohë, ishin shqyrtuar masat për mbrojtje nga dhuna por ishin refuzuar sërish.
Më pak se një muaj më vonë, ndodhi rasti i pengmarrjes, me një përfundim fatal.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta













