Lajme
Mbyllet qendra speciale për azilkërkues problematikë: Mungojnë banuesit
Bëhet fjalë për azilkërkues të cilët përmes sjelljeve të tyre problematike kanë prishur rendin në ndonjë qendër tjetër azili
Qendra speciale për azilkërkues problematikë në Les Verrieres të Kantonit të Neuchatel-it mbyll portat e saj përkohësisht. Numri shumë i vogël i banorëve të saj shkakton shpenzime të papërballueshmNë dhjetorin e vitit të kaluar qe hapur Qendra Speciale Federale e Azilit në Les Verrieres (NE).
Por pa i mbushur një vit, ajo do të mbyllet. Siç ka njoftuar të mërkurën Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), qendra do të qëndrojë e mbyllur nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor 2019.
Ndonëse qendra speciale ka vend për 60 persona, në të, deri në fund të korrikut kanë qenë të vendosur vetëm 33 sish, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për azilkërkues të cilët përmes sjelljeve të tyre problematike kanë prishur rendin në ndonjë qendër tjetër azili.
Nëse qendra do të hapet sërish, SEM do të vendosë në fund të këtij viti. Para kësaj, do të bëhet rivlerësimi i konceptit të qendrës nga një grup pune, komuna Les Verrieres dhe nga kantoni.
Por janë dy gjëra të cilat që tash duken të sigurta. E para: punonjësit e qendrës speciale gjatë kohës së qëndrimit të saj mbyllur do të punësohen në qendra tjera federale të azilit. E dyta: kërkimi për një lokacion tjetër për një qendër speciale në Zvicrën gjermane tash për tash mund të quhet i përfunduar.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër














