Kosova
MD: Do të rritet numri i zyrtarëve që deklarojnë pasurinë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Këshilltarin e Lartë për Masat Kundër Korrupsionit në Zyrën Qendrore të UNDP-së, Euy-Whan Kim, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e infrastrukturës normative në luftën kundër korrupsionit.
Ministri Tahiri ka vlerësuar mbështetjen që deri më tani UNDP ka dhënë në përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një qasje me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Kjo mbështetje është duke vazhduar edhe në kuadër të agjendës legjislative të Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së me orientimin e politikave publike të kësaj fushe, duke bërë të ditur se në kuadër të Pakos së Ligjeve Kundër Korrupsionit, është duke u punuar në hartimin e dy projektligjeve të reja, përkatësisht atij për Deklarimin e Pasurisë dhe për mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilat do të sjellin një perspektivë më të fuqishme që nxit parandalimin efikas të abuzimit dhe keqpërdorimit me paranë publike.
Me këtë rast, ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së se në këtë fushë janë paraparë ndryshime përmbajtjesore, duke filluar nga rritja e numrit të zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë, tek kontrolli efikas i të dhënave të deklaruara, deklarimi në formë elektronike dhe masa të tjera që do të përcaktojnë qartë rolin dhe mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, me fokus në parandalim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













