E-Diaspora

Më 1 dhjetor, tryezë e mërgatës kërçovare

Më 1 dhjetor në kryeqytetin austriak, Vjenë, Shoqata ‘Kërcova në Vjenë’ do të organizojnë tryezën e mërgatës kërçovare.

Në këtë tryezë pritet të marrin pjesë të gjitha shoqatat nga Kërçova që veprojnë në migrim, raporton TV Gurra.

Koordinatori i Shoqatës ‘Kërçova në Vjenë’, Halil Halili, është shprehur se në këtë tryezë apo samit, do të marrin pjesë shoqatat e Kërçovës që veprojnë në Evropë, dhe në botë, përcjell albinfo.ch.

Ai ka të ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë event shumë të rëndësishëm, që të jenë të bashkuar e të forcuar për të ndihmuar më shumë vendlindjen.

Ndërkohë, më 2 dhjetor do të zhvillohet një program artistik, me mbi 1000 të pranishëm.