Kosova
Më 1 Maj protestohet në disa vende të Kosovës
Vetëm 12.3 për qind e grave në Kosovë janë në tregun e punës, për dallim nga pjesëmarrja e burrave që është 45.3 për qind, sipas statistikave të ASK-së, shkruan albinfo.ch.
Kësisoj, edhe shkalla e papunësisë në Kosovë është më e theksuar te gratë. E pikërisht më 1 Maj, që njihet si Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Punëtorëve, Rrjeti i Grave të Kosovës do të protestojë. Organizatorët kanë njoftuar se përmes kësaj proteste do ta ngrisin zërin kundër padrejtësive që u bëhen grave në punë.
“Kërkojmë mundësi të barabarta punësimi, me pagë që na mundëson jetë me dinjitet. Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë dhe punë pa diskriminim për të gjitha/ë pa dallim etnie, moshe, arsimimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësie”, kanë njoftuar nga RrGK.
Protesta për 1 Maj kanë paralajmëruar edhe grupe të tjera në Kosovë.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka thirrur protestë me kërkesat për Marrëveshjen Kolektive, për rritje të pagës minimale, për skema pensionale si dhe për sigurime shëndetësore. Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka thënë për Kosovapress se në protestën e 1 Majit do të adresohen kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, për Ditën Ndërkombëtare të Punës protestë do të mbahet edhe në Han të Elezit nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të katër fabrikave aksionare të kombinatit “Sharri”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












