Shkurt.ch
Më 14 korrik, dërgohet telegrami i fundit në botë
Shërbimi i fundit i vërtetë telegrafik në botë praktikohet nga BSNL, posta shtetërore e Indisë
Telegrami, ky zbulim i shekullit 19 ka kohë që nuk gjen shfrytëzim askund. Ndërsa më 14 korrik 2013 do të jetë dita kur ai do të dalë përfundimisht në “pension”. Në fakt, me këtë datë do të dërgohet telegrami i fundit zyrtar në botë. Pas kësaj, këmbimi i telegrameve do të mbetet vetëm punë e njerëzve nostalgjikë. Mënyrat moderne të komunikimit, ku hynë sidomos ato përmes telefonave mobilë e kanë bërë prej kohës krejtësisht të tepërt dërgimin e telegrameve .
Shërbimi i fundit i vërtetë telegrafik në botë praktikohet nga BSNL, posta shtetërore e Indisë. Dhe do të jetë pikërisht kjo postë që do ta ndërpresë dhe pranimin e telegrameve më 14 të muajit të ardhshëm. Në kohën e lulëzimit të tij, në Indi në vitin 1985 dërgoheshin brenda vitit dhe pranoheshin 60 milionë telegrame në vit. Sot janë gjithsej rreth 5000 të tillë.
BSNL do ta ndërpresë shërbimin e telegrafisë pasi që mbajtja e tij u shkakton shpenzime prej 23 milionë dollarëve në vit.
Telegrami i parë në botë është dërguar para 144 vitesh nga Samuel Morse, zbulues i “Alfabetit të Morseut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











