Lajme
Më 2012, Kosova do të përfitojë nga SHBA-ja 65.7 milionë dollarë
Kosova, e pasuar nga Bosnja, prin në listën e shteteve që do të përfitojnë më së shumti ndihma financiare për vitin 2012 nga SHBA-ja
Kosova do të përfitojë në vitin e ardhshëm nga SHBA-ja 65.7 milionë dollarë.
Pason Serbia, në vendin e tretë, e më pas Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe në fund Kroacia. Kështu është renditja që Departamenti amerikan i Shtetit ka dërguar në Kongres për miratim.
“Suksesi i Kosovës si shtet i pavarur, shumetnik dhe demokratik është i rëndësisë më të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, rajon që për SHBA-në ka rëndësi të veçantë strategjike, në mënyrë që Evropa të jetë e plotë, e lirë dhe në paqe”, thuhet në propozimin e Departamentit të Shtetit, raportojnë mediat në Prishtinë.
Ndihmat do të fokusohen në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që të vazhdojë zhvillimi ekonomik.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













