Kosova
Më 22 janar vendoset se a do të lejohet të kandidojë në zgjedhje Albin Kurti
Para disa dite, qeveria e Avdulla Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi, i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vjet burgim për mashtrim me subvencionet.
Referuar Gjykatës Kushtetuese, çdo person që në 3 vjetët e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vjet burgim, atëherë nuk lejohet të kandidojë. Kjo sipas të gjitha gjasave do të penalizojë Albin Kurtin, pasi ish-kryeministri së bashku me deputetë të tjerë, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun u dënuan më 2018 për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Kurti u dënua me 1.6 vjet më 2018 dhe me këtë gjykim nuk i lejohet kandidimi deri në shtator 2021, duke e përjashtuar nga zgjedhjet e 14 shkurtit. E ndërsa nga Vetëvendosja janë të qartë dhe të prerë për faktin që Kurti do të jetë në krye të listës për zgjedhjet e ardhshme, më 14 shkurt të këtij viti, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, në një intervistë për emisionin “Ballkan” të Linda Karadakut në “ABC” deklaroi se vendimi mbi fatin e ish-kryeministrit do të merret më 22 janar.
“Diku rreth datës 22 do të dalim me vendim dhe natyrisht është e mundur të apelohet në instanca të tjera. Vendimi do të merret në mënyrë kolegjiale”, tha Daka, ndërsa intervistën e plotë do ta ndiqni ditën e mërkurë në 20:00 në emisionin “Ballkan” në “ABC”. Por nëse Kurtit nuk i lejohet të kandidojë për deputet, a e pengon vendimi që të jetë kryeministër nëse arrin që të fitojë zgjedhjet dhe të formojë qeverinë e re?
Interpretimet janë të shumta.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













