Shqipëria
Më 28 dhjetor diaspora proteston në Tiranë
Emigrantët që vijnë për pushime në Shqipëri do të protestojnë para kryeministrisë.
Dhjetori është pagëzuar si muaj i protestave, kjo marr shkas nga tubimi për më shumë se 16 ditë i studentëve por dhe grupeve të tjera socialse.
Por përtej studentëve të cilët ndoshta morën më shumë mbështetje se cdo protetsë tjetër pas rrëzimit të diktaturës, ajo është interesante është protesta e emigrantëve e thirrur në fundvit.
Në 28 dhjetor shumë emigrantë të cilët vijnë në Shqipëri jo vetëm për pushime , do të protestojnë para kryeministrisë.
Genc Sejko i njohur si “njeriu i memeve” është ideatori i protesës e cila po merr mbështetje kryesisht në rrjetet sociale, shkruan Oranews, përcjell Albinfo.ch.
“Ne si shqiptarë të diasporës i kemi dhënë qëllim vetes të mbështesim kauzat e drejta të hqiptarëve në Shqipëri, si të studentëve, banorëve të Astirit, mintarëve, invalidëve” informon Genc Sejko
Emigrantët nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Italia, Gjermania e shume vende të tjera evropiane dhe në kontinente të ndryshme, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.
Por përtej frymës antikonformiste dhe zgjimit të ndërgjegjës kryesisht të të rinjve për të ndryshuar realitetin, protestat, edhe pse gjetën mbështetjen e qytetarëve për njohësit e komunikimit sërish pritshmëritë jan larg.
Gazetari Mentor Kikia, në një shkrim të titulluar “Dy realitete dhe modestia jonë tragjike!” krahason protestat në Ukrainë me ato të Shqipërisë.
Kikia thotë se pas më shumë se 3 muajsh rezistencë në dimrin e ftohtë “rus” studentët arritën të ndryshonin drejtimin e vendit.
Ndërsa sipas tij studentët shqiptarë nga protesta e tyre arritën vetëm plotësimin e disa kërkesave minimale.
“Ata që protestuan fituan vetëm heqjen e tarifës së provimeve bartëse dhe tarfiën 200 lekë që studentët paguajnë për të marrë vërtetime që vërtetojnë se janë studentë. Çfarë modestie tragjike!”-shkruan oranews, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













