CH-Ballkani
Me fonde nga Zvicra, komunat më afër standardeve evropiane
Komunikimi më efektiv i pushtetit lokal me qytetarët dhe për më shumë demokraci në nivel lokal – ky është objektivi kryesor i projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i cili do të nis të zbatohet vitin e ardhshëm nga UNDP në Maqedoni.
Projekti është paraparë të zbatohet për katër vjet.
Menaxheri i projektit, Toni Popovski ka thënë për mediat e Shkupit se diskutimet dhe konsultimet e tilla janë të organizuara në tetë komuna të Maqedoni, që përfshin të gjitha rajonet e vendit.
„Ne kemi nevojë për të arritur komunikim më të mirë të përfaqësuesve të zgjedhur dhe organeve ekzekutive të komunave me qytetarët. Ne do të vizitojmë të gjitha komunat në Republikën Maqedonisë. Ne i kemi ftuar në një qytet për të bërë konsultime të gjitha komunat. Ne jemi këtu për të dëgjuar mendimet e tyre.”, shpjegon Popovski.
Pritjet e këtij projekti janë që komunat në Maqedoni të jenë më afër standardeve të komunave në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat













