Lajme
Me identitet të rremë, 17 vjeçari niset për Siri
Ideja e këtij të mituri kishte përfunduar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi u arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai kishte ndërruar mbiemrin
Një 17 vjeçar nga komuna e Gjilanit, kishte ndërruar identitetin dhe ia kishte mësuar Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS në Siri e Irak. Por, ideja e këtij të mituri kishte përfunduar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi u arrestuar nga Policia e Kosovës.
L.Robelli 17 vjeç, ishte nisur në shkurt të vitit 2015 për të shkuar në Siri, raporton RTK. Por, më shqetësues se tentimi i tij për të shkuar në Siri, është fakti se si i mituri arriti të pajiset me pasaportë dhe letërnjoftim origjinal, por me identitet të falsifikuar.
Në letërnjoftim L. nuk e ka mbiemrin Robelli por Rexhepi.
Babai i Lirimit, ka thënë se pasaporta dhe letërnjoftimit, i djalit të tij është lëshuar nga Zyra e gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjilanit.
Ndonëse i mitur, gjykata urdhëroi që ai të vuante dënimin në institucionin edukativo-korrektues. Por, babi i tij thotë se vendimi i gjykatës nuk po zbatohet për shkak se djali i tij po vuan dënimin në burgun e Lipjanit bashkë me të tjerët që kanë kryer krime të rënda.
Ndryshe, në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që shtatori i vitit të kaluar, nuk është regjistruar asnjë rast i shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në vatrat e krizave, në Siri e Irak. Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, gjatë vizitave që po bënë nëpër komunat kosovare.
“Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimin të Ligjit Kundër Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja”, ka deklaruar ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











