Lajme
Me incidentet në veri të Kosovës, vështirë në BE për Serbinë
Serbia mund të marrë statusin kandidat vetëm me miratimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle sheh në sulmet e demonstruesve serbë në veri të Kosovës ndaj ushtarëve të KFOR-it, një rrezik për dëshirën e Serbisë për t’u bërë kandidat anëtarësimi në BE.
“E them hapur se nëse Serbia nuk pranon integritetin territorial të Kosoves, ky do të jetë një kriter në vendimet tona gjermane”, tha Westerwelle të mërkurën në mbrëmje në Bruksel në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, raporton DW.
Serbia mund të marrë statusin kandidat vetëm me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.
“Incidentet që kemi parë në veri të Kosovës, me siguri do të jenë pjesë e konsultimeve dhe nuk e bëjnë aspak më të lehtë perspektivën evropiane të Serbisë, të cilën unë e mbështes. Sulmet ndaj KFOR-it janë një situatë shumë serioze…”, deklaroi më tej ministri i Jashtëm gjerman.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit













