Integrimi
Me këmbë të mbarë në vitin e ri!
Familja Gashi në fillim të vitit 2015 kishte ardhur si refugjatë në Oberhausen. Prindërit janë shumë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre, por së fundmi ata kanë marrë një lajm të mirë
Me shpresë që fëmijët e tij të kenë një jetë më të mirë në Gjermani, Halil Gashi së bashku më bashkëshorten Faketen, djalin Flamurin dhe dy vajzat Fitoren dhe Ronën kishin marrë rrugën për në Gjermani. Kosovari i cili kishte jetuar në vitet e 90-ta, në Oberhausen, në janar të këtij viti ishte rikthyer sërish në këtë qytet, shkruan derwesten.de.
“Në Kosovë nuk ka perspektivë për punë. Ekonomia është e thuajse e shkatërruar”, thotë ai duke theksuar se nuk shihte mundësi tjetër pos që ta braktiste vendlindjen e tij, njofton “albinfo.ch”.
Pas pengesave tash e disa muaj, pak para Vitit të Ri familja Gashi ka marrë një lajm të mirë: Halili ka gjetur punë dhe Flamur Gashi mund të fillojë një shkollim profesional.
Megjithatë, që në fillim Halili dhe Fakete Gashi nuk kanë qëndruar duarkryq, ata kanë bërë gjithçka për t` dalë në ndihmë edhe refugjatëve të tjerë. Kur kishin ardhur në fillim të vitit 2015, ata kishin banuar në një kontainer. Halil Gashi ishte kujdesur për pastërtinë e jashtme, kurse bashkëshortja e tij, ishte përgjegjëse për rregullin shtëpiak dhe pastrimin e kuzhinës. Përveç kësaj, Halili kishte filluar të bënte edhe punën e përkthyesit. Ai i shoqëronte refugjatët tjerë për te mjeku dhe përkthente për ta.
Angazhim vullnetar
Për këtë angazhim vullnetar në nëntor ai ka pranuar një certifikatë mirënjohjeje nga kryetari i komunës i cili ka falënderuar atë për shërbimin e rëndësishëm të komunitetit. “Jam shumë i lumtur”, thotë Halili me një buzëqeshje në fytyrë.
Lajmi më i mirë për familjen Gashi erdhi tash, pak para ndërrimit të motmoteve. Babai, Halili ka pranuar një kontratë pune për 12 muaj nga organizata OMG si mirëmbajtës shtëpiak. Djali Flamuri mundet që në vitin 2016 të fillojë një shkollim –trajnimi dy vjeçar si mjeshtër i kualifikuar i ndërtimtarisë. Ndërsa vajza Rona ka gjetur një vend të shkojë në çerdhe. Duket se viti 2016 për familjen Gashi do të fillojë me këmbë të mbarë!
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












