Lajme
Më pak para nga diaspora
Mërgimtarët shqiptarë këtë vit në Maqedoni dërguan më pak para në krahasim me vitin e kaluar
Në pesë muajt e parë të vitit, mbi 556 milionë euro kanë hyrë si neto transfere nga diaspora në Maqedoni, por kjo shumë është 51 milionë euro më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2012, kur ishin regjistruar 607 milionë euro transfere
Siç raporton INA nga Shkupi, ekspertët për çështje ekonomike në Shkup kanë theksuar se ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit 2013, por kjo situatë ka shkaktuar panik në Qeverinë e vendit dhe Ministrinë e Financave, për shkak se projeksionet financiare ishin që zbraztësirat e buxhetit të mbulohen me paratë e mërgatës.
Akademiku dhe eksperti për çështje ekonomike, Abdulmenaf Bexheti thekson se nuk dëshiron të jetë skeptik, por parashikon që të ketë zvogëlim të këtij trendi. Ai kërkon që kjo situatë duhet të ndiqet me kujdes dhe të shikohet se sa kjo tendencë do të ndikojë në ekonomike, për shkak se sipas tij, shumë familje duan të punojnë jashtë vendit dhe të mos kthehen në vendlindje.
“Sa më pak mbeten neto transfere në Maqedoni dhe kjo komponentë duhet të planifikohet në projeksionet makroekonomike. Edhe gjatë muajve të parë kjo shumë është më e vogël”, theksoi Bexheti.
Abdulmenaf Bexheti vlerëson se paratë që dërgohen nga diaspora janë vetëm për mbijetesë dhe për çështje sociale, për shkak të rënies së standardit jetësor dhe jetesës së familjeve që mbijetojnë nga paratë e diasporës.
Këto para nuk janë për qëllime ekonomike, që nënkuptojnë investime dhe zhvillim.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













