Shkurt.ch
Më pak vepra penale të paraqitura
Rënie veçanërisht të madhe kanë shënuar numri i dhunimeve seksuale (18%) dhe ai i veprimeve të dënueshme seksuale me fëmijët (26%)
Gjatë vitit 2010 policisë zvicerane i janë paraqitur më pak delikte se një vit më parë. Sipas shënimeve statistikore që ka prezantua dje, Enti Federal për statistika, gjatë vitit 2010 janë regjistruar 656`858 vepra penale, që është për 2 për qind më pak se gjatë vitit 2009.
Mirëpo, ndërkohë që është shënuar një rënie në numrin e përgjithshëm të veprave penale, numri i vrasjeve gjatë vitit 2010 është shtuar për 2%, shkruan portali i Televizionit Publik Zviceran SF1.
Rastet e ushtrimit të dhunës në përgjithësi janë pakësuar për 6% ndërsa ato të ushtrimit të dhunës së rëndë, kanë rënë madje, për 12%.
Rënie veçanërisht të madhe kanë shënuar numri i dhunimeve seksuale (18%) dhe ai i veprimeve të dënueshme seksuale me fëmijët (26%).
Deliktet me narkotikë janë shtuar për 4%. Ndërsa ka rënë për 8% numri i të miturve të fajësuar për ndonjë vepër penale.
Sa i përket vendqëndrimit të kryerësve të veprave penale, statistikat e fundit tregojnë se 80% e tyre jetojnë në Zvicër, 4% vijnë nga meset e azilkërkuesve dhe 15 % janë turistë kriminelë. Gjithsej zviceranë janë 63% të të paditurve ndërsa të huaj janë 37%.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj









