Zhvillim
Me përkrahjen zvicerane, mbahet Akademia Verore Evropiane e Muzikës 2016
Akademia e Muzikës - ESMA 2016 është nën udhëheqjen artistike të z. Desar Sylejmani dhe organizohet në bashkëpunim me GjakovaBasel, si implementues lokal
Pas katër edicioneve të suksesshme që nga viti 2012 në Prishtinë, Akademia Verore Evropiane e Muzikës apo ESMA do të mbahet për herë të parë në Gjakovë nga data 8 deri më 17 korrik. Ky edicion i 5-të i ESMA-s po realizohet falë mbështetjes së shumë ambasadave evropiane në Kosovë, mbështetjes së madhe të komunës së Gjakovës, partnerëve lokal, sponzorëve dhe fondacioneve private nga Baseli, Zvicër, bëhet e ditur në buletinin më të ri të shoqatës GjakovaBasel
120 muzikantë të rinj do të kenë rastin të studiojnë me profesorë të njohur evropianë dhe të takohen me bashkëmoshatarët e tyre nga shtete të ndryshme.
Akademia e Muzikës – ESMA 2016 është nën udhëheqjen artistike të z. Desar Sylejmani dhe organizohet në bashkëpunim me GjakovaBasel, si implementues lokal. Për më tepër vizitoni webfaqen: http://www.european-music-academy-ks.com/
Ekipi realizues GjakovaBasel në krye me Malush Tullumi, Georg Fankhauser, Diana Nokaj, Lekë Zherka dhe Dorothea Fankhauser po përjeton një muaj intensiv dhe po bën gjithçka që ky edicion të jetë i suksesshëm për të gjithë pjesmarrësit dhe publikun
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













