Albinfo.tv

Me shqiptarët e Tiçinës

Emisioni „In&Out“ që është produksion i albinfo.ch flet për emigrantët shqiptarë të Tiçinës në Zvicër

Pse ndjehen të lënë anash mërgimtarët shqiptarë të Tiçinës nga pjesa tjetër e organizimit që bëhet në Zvicër. Sa janë të organizuar dhe cilat shoqata shqiptare veprojnë në Tiçinë? Pse nuk funksionon shkolla shqipe.

Për të gjitha këto do të njoftoheninë emisionin „In&Out. 

Në kuadër të këtij emisioni do të ndiqni edhe reportazhin që ka të bëjë me kthimin në vendlindje, sidomos të brezit të emigrantëve të gjeneratës së parë, të cilët kanë ngelur para një udhëkryqi: të kthehen apo të mbeten këtu?

Kjo pyetje i ka ndjekur emigrantët një jetë të tërë në Zvicër. Të gjithë thonë se kishin migruar për një kohë të shkurtër, por që mbetën nga 30 e më shumë vjet në Zvicër.

Në këtë reportazh do të dëgjoni rrëfimet e disa emigrantëve të moshuar në rrethin e Bernës, të cilët mbetën këtu, edhe pse e kanë arritur moshën e pensionimit.