Shkurt.ch
Më shumë etër që punojnë me orar të pjesshëm pune
Nëse në vitin 2003 vetëm çdo i njëzeti baba punonte me orar të pjesshëm, në vitin 2013 kështu vepron pothuajse çdo i dhjeti
Puna me orar të shkurtuar, e cila tradicionalisht është preferuar më shumë nga nënat, po bëhet gjithnjë më tërheqëse edhe për baballarët. Kështu, nëse në vitin 2003 vetëm çdo i njëzeti prind i gjinisë mashkullore punonte me orar të pjesshëm, në vitin 2013 ky raport pothuajse është dyfishuar.
Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) në vitin e kaluar 9.3 për qind të prindërve me një e më shumë fëmijë kanë punuar me orar të pjesshëm. Dhjetë vite më parë kanë qenë 5.8%.
Edhe me këtë rritje, etërit vazhdojnë të jenë dukshëm më pak se nënat të përfaqësuar në kategorinë e të punësuarve me orar të shkurtuar. Sipas statistikave të njëjta, 80.2 për qind të grave me fëmijë gjatë vitit 2013 kanë punuar me orar të pjesshëm.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore












