Lajme
Më shumë martesa me detyrim nga vendet e Ballkanit
Në dy vjetët e fundit sipas një studimi rreth 1400 vajza të reja në rrethin e tyre janë martuar nën presion
Çdo të dytën ditë në Zvicër lidhet një martesë e dhunshme. Qeveria zvicerane ka bërë publike shifrat, të cilat tregojnë sesa është i fuqishëm ndikimi i familjes për çiftet e reja.
Martesat me detyrim në Zvicër nuk janë raste të izoluara. Në dy vjetët e fundit sipas një studimi rreth 1400 vajza të reja në rrethin e tyre janë martuar nën presion, për t’i dhënë fund një lidhje dashurie. Këto shifra janë prezantuar nga Universiteti i Neuenburg-ut me kërkesë të Zyrës Federale për Migrim (BFM).
Hulumtuesit Janine Dahinden dhe Anna Neubauer kanë folur për tri lloje situatash, në të cilat vajzat e reja janë detyruar në rrethin e tyre të martohen.
Ata gjetën 348 raste të martesave të detyruara, në të cilin një person është vënë në presion të pranojë një martesë të padëshiruar.
Në 384 raste, sipas studimit, një vajzë e re është vënë nën presion për të përfunduar një lidhje dashurie. Studimi flet edhe për 659 raste, të cilat kishin hequr dorë nga një martesë pa e prishur kurorëzimin.Në të dyja rastet, martesat me detyrim dhe lidhjet pa dashuri, vajzat, veçanërisht të rinjtë e moshës 18 -25 vjeç janë me prejardhje të huaj. Shumica janë nga Ballkani, Turqia dhe Sri Lanka, thuhet në deklaratën e Universitetit të Neuenbur-gut.
Kategoritë e divorceve pa shkurorëzim kanë prekur më shumë vajzat mbi 25 vjeç, që kanë lindur dhe janë rritur në vendet e prejardhjes dhe që janë varur ekonomikisht nga burrat e tyre.
Për të ndihmuar këto vajza rekomandon një qasje të re ndaj problemit të martesave me detyrim. Të gjitha këto rrethana në të ardhmen duhet të trajtohet si forma të dhunës , thonë studiuesit.
Lexoni po ashtu:
Vera, stina e martesave të dhunshme?A janë martesat me detyrim dukuri tipike për shqiptarët, apo paraqesin raste të izoluara. Flasin ekspertët: Anu Sivaganesan dhe Hamit Zeqiri
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











