Lajme
Më shumë se 8.000 fluturime të anuluara gjatë fundjavës
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2021/04/449522773_highres.jpg)
Linjat ajrore në gjithë botën kanë anuluar më shumë se 8.000 fluturime gjatë fundjavës treditore të Krishtlindjeve dhe kësaj të hëne për shkak të përhapjes së variantit Omicron, i cili ka prekur edhe një pjesë të stafeve të aeroporteve.
Sipas Flightaware.com, i cili gjurmon nisjet, vonesat dhe anulimet e fluturimeve, 1639 fluturime të tjera u anuluan të hënën.
United Airlines shpjegoi në një deklaratë se rritja e rasteve të Omicron “kishte një ndikim të drejtpërdrejtë” në ekuipazhet e tyre të fluturimit dhe njerëzit që drejtojnë ato.
“Si rezultat, për fat të keq na është dashur të anulojmë disa fluturime dhe po i njoftojmë klientët e prekur përpara se të vijnë në aeroport”, tha kompania.
Linjat e tjera ajrore, si Lufthansa, po vuajnë gjithashtu mungesën e stafit, pasi gjithnjë e më shumë pilotë dhe anëtarë të ekuipazhit të kabinës rezultojnë të infektuar ose detyrohen të karantinohen me mbërritjen në vende të caktuara.
Linjat ajrore kineze, veçanërisht China Eastern dhe Air China, anuluan më shumë se 2.000 fluturime vetëm gjatë fundjavës treditore, shumë prej tyre drejt Xi’an, ku 13 milionë njerëz janë aktualisht nën izolim./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n