Lajme
Më shumë udhëtarë në aeroportet e Maqedonisë
Gjatë vitit të kaluar nga aeroportet në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 906.871 pasagjerë, që paraqet një rritje prej 8,7 për qind në krahasim me numrin e pasagjerëve në vitin 2011
Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë kjo rritje e pasagjerëve është shënuar në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, ku vitin e kaluar janë transportuar 828.831 pasagjerë që është për 9,1 për qind më shumë krahasuar me numrin e pasagjerëve në vitin 2011.
Gjithashtu, rritje prej 5 për qind në krahasim me vitin paraprak është shënuar edhe në aeroportin “Shën Apostoll Pavle” në Ohër, ku vitin e kaluar janë transportuar 78.040 pasagjerë.
Rritje më të madhe ka në numrin e pasagjerëve të linjave të rregullta, që është meritë e vendosjes së destinacioneve të reja të drejtpërdrejta.
Në linjat e rregullta në vitin 2012 janë regjistruar 715.183 pasagjerë, që është për 13 për qind më shumë se nga viti 2011 kur në linjat e rregullta kanë udhëtuar 632.970 pasagjerë.
“Pas realizimit të projektit për modernizim të sistemit të aeroporteve të Maqedonisë përmes rrugës së koncesionit, është shënuar rritje e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve dhe të kompanive të cilat operojnë në destinacionet e reja. Gjithashtu, rritje plotësuese e pasagjerëve është mundësuar me implementimin e Projektit të Qeverisë për mbështetje financiare për dhe nxitje dhe zhvillim të komunikacionit ajror”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












