Bota
Me “tracetheface” në kërkim të familjarëve të zhdukur
Sa më shumë njerëz që dinë për këtë mjet ndihmës, aq më shumë familje kanë shpresë të ribashkohen. Deri më tash, njerëz nga Afrika Perëndimore, Lindja e Mesme, Afganistani
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të të zhdukurve, organizatat nacionale të Kryqit të Kuq të shtetev evropiane ashtu si dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) duan të tërheqin vëmendjen te migrantët e zhdukur dhe familjet e tyre që janë në kërkim të më të dashurve të tyre.
Në vitin 2013 ICRC kishte promovuar një linjë online me emrin Trace dhe Face (Gjurmëve të fytyrës), me të cilën synohej t`u ndihmohej njerëzve për të gjetur të afërmit e tyre, të humbur përgjatë rrugëve të migrimit të tyre drejt Evropës, përcjell albinfo.ch. www.tracetheface.org i mundëson secilit person të ndarë nga të dashurit e vet të postojë një fotografi tyre për të ndihmuar në gjetjen e tij.
Sa më shumë njerëz që dinë për këtë mjet ndihmës, aq më shumë familje kanë shpresë të ribashkohen. Deri më tash, njerëz nga Afrika Perëndimore, Lindja e Mesme, Afganistani dhe Briri i Afrikës kanë publikuar fotografitë e tyre në vebfaqe, me shpresë për të gjetur të afërmit e tyre që u mungojnë.
Edhe në Zvicër ka shumë njerëz që janë në kërkim të të dashurve të tyre. Njëra nga to është Meseret* nga Eritrea e cila ka humbur çdo kontakt me vëllain e tij. Me ndihmën Kryqit të Kuq të Zvicrës, ajo ka publikuar fotografinë e saj në një faqe interneti me qëllim gjetjen e vëllait. Rrëfimi i saj mund të shihet në https://youtu.be/r6aJboNaAcA
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











