Shkurt.ch
Me zbatimin e “iniciativës…” do të dëboheshin më shumë të huaj
Si bazë referimi për këtë krahasim është situata hipotetike kur do të ishte parlamenti ai që do të vendoste për jetësimin e iniciativës së përmendur dhe jo populli me votën e tij
Në rast se shumica e popullit dhe shumica e kantoneve në referendumin që do të mbahet më 28 shkurt 2016 për jetësimin e iniciativës (të votuar në vitin 2014) kundër migracionit masiv, do të votonte pro, kjo do të shtonte dukshëm numrin e të huajve që duhet të dëbohen nga Zvicra. Si bazë referimi për këtë krahasim është situata hipotetike kur do të ishte parlamenti ai që do të vendoste për jetësimin e iniciativës së përmendur dhe jo populli me votën e tij.
Zyra Federale për Statistikë ka ardhur në këtë përfundim duke numëruar se sa persona të dënuar me prejardhje të huaj, të dënuar gjatë vitit 2014 do t`i plotësonin kushtet për t`u dëbuar. Numërimi është bërë duke u mbështetur në kriteret e shpallura nga parlamenti për zbatimin e iniciativës kundër migracionit masiv dhe iniciativës për jetësim.
Zyra Federale e Statistikës e ka publikuar së fundi analizën lidhur me këtë që u tha më lart, ndërsa për të kanë raportuar të dielen gazetat «SonntagsZeitung» dhe «Le Matin Dimanche».
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut










