Sport
Medalja e argjendtë për Kosovare Asllanin
Ajo sot ka dhënë edhe një intervistë për “FIFA.com”, duke u shprehur se është krenare që është nga Kosova, derisa është gjithashtu e lumtur që përfaqëson Suedinë
Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Ajo përfaqëson Suedinë, shkruan albinfo.ch.
Suedia në finale ka pësuar nga Gjermania me rezultat 1:2 dhe kështu medalja e artë ka shkuar për Kombëtaren gjermane. Megjithatë, edhe ky është një sukses i madh për futbollisten kosovare.
Ajo edhe në këtë ndeshje ka qenë titullare dhe ka luajtur deri në minutën e 68-të. Ajo sot ka dhënë edhe një intervistë për “FIFA.com”, duke u shprehur se është krenare që është nga Kosova, derisa është gjithashtu e lumtur që përfaqëson Suedinë.
Kështu, pas Majlinda Kelmendit edhe një tjetër sportiste kosovare fiton medalje olimpike në Rio. Më herët, futbollistja Fatmire Bajramaj kishte fituar medaljen e bronztë në “Pekin 2008”.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? Nga ndalimi i piroteknikës në hapësira publike deri te sistemi i ri i kufijve EES, prilli... -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë -
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër?













