Maqedonia
Media austriake: Mogherini është mike e Moskës, Maqedonia është testi i BE-së
Die Presse shkruan se ka mjaft argumente për t’u interesuar rreth ngjarjeve të Maqedonisë, pasi shteti në udhëkryq të Ballkanit të mos mbetet zonë e ndikuar nga Rusia.
Në fund të muajit Shkupi do vendosë rrugën e orientimit: nëse është për ose kundër anëtarësimit në NATO, duke i dhënë dritë jeshile ndryshimit të emrit. Do ishte mirë që të përgatiten masa kundër dezinformacioneve të lansuara nga Rusia, shkruan media e djathtë austriake “Die Presse”.
Më tej ajo shton se ka mjaft argumente për t’u interesuar rreth ngjarjeve të Maqedonisë, që shteti në udhëkryq të Ballkanit të mos mbetet zonë e ndikuar nga Rusia.
“Prej javësh janë formuar rreth 40 grupe të reje në Facebook, të cilat kanë për qëllim të dezinformojnë publikun dhe të shpallin të pavlefshëm referendumin,” përcjell albinfo.ch. “Grupet formohen me mbështetje të shërbimit sekret rus dhe të kujtojnë lajmet e rrejshme të lansuara gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.”
Gjithsesi media austriake pranon se në Maqedoni, ndikimi rus është më pak i përhapur sesa Serbia – përkundër kishës ortodokse.
Shefja e politikës së jashtme europiane, Frederica Mogherini ka treguar për krijimin e një grupi të ri ekspertësh në BE me emrin East StratCom Task Force, e cila do luftojë fushatat dezinformuese anti BE – edhepse është një “sekret publik”, që mikja moskovite Mogherini, me këtë repart nuk ka shfaqur entuziasëm dhe se buxheti i saj është siguruar falë presionit nga të Parlamentit Europian.
Në fund media austriake shkruan se suksesi i referendumit të Maqedonisë është një provë e madhe e BE-së, nëse ajo është e gatshme për t’u marrë me politika të mëdha botërore. “Do ishte tragjike, nëse BE do u humbte këtë shansë nga lojërat ruse,” përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












