Shqipëria
Media franceze “Ouest-France”: Shqipëria – perla e fshehur evropiane ju mirëpret krahëhapur në 2025-ën
Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024 shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një artikull të botuar në revistën franceze “Ouest-France”.
Mbipopullimi nga turizmi është bërë gjithnjë e më i përhapur në Evropë vitet e fundit – i shoqëruar nga efekte të dëmshme.
“Ouest-France” ju rekomandon katër destinacione më pak të njohura për t’u vizituar në Kontinentin e Vjetër, ku do të mirëpriteni me krahëhapur.
Fenomeni i turizmit masiv nuk ka qenë kurrë kaq flagrant. Disa destinacione turistike ikonike, si Venecia, Barcelona apo Cinque Terre në Itali, po përballen me një fluks vizitorësh.
Numri i turistëve, shpesh më i lartë se popullsia rezidente, shkakton probleme të mëdha si, mbipopullim të infrastrukturës, ndotje, rritje të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe degradim të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
“Venecia, për shembull, mirëpret afro 30 milionë vizitorë çdo vit, ose 545 turistë për banor”, sipas “Public Life”.
Ndërkohë, në Barcelonë agresioni ndaj turistëve ka arritur nivele shqetësuese.
Thirrjet e banorëve që ftonin turistët të ktheheshin në shtëpi u shfaqën në muret e lagjeve të shoqëruara me protesta.
Autoritetet e shumë qyteteve dhe rajoneve në mbarë botën janë ndërgjegjësuar për nevojën për të rregulluar këto flukse masive, duke arritur deri aty sa të vendosin tarifa ndaj vizitorëve – për të ruajtur vendet e tyre historike dhe cilësinë e tyre të jetës.
Por, ekzistojnë destinacione të cilat nuk janë prekur ende nga turizmit masiv – vende ku turistët jo vetëm janë të mirëpritur, por ku mirëpritja shënohet me autenticitet.
Ndër këto xhevahire të çmuar më pak të njohura, dallohen katër vende të Evropës Lindore: Shqipëria, Gjeorgjia, Serbia dhe Hungaria.
Këto destinacione në zhvillim ofrojnë përvoja unike, larg turmave të vizitorëve dhe janë gati të mirëpresin turistët e etur për zbulim.
Shqipëria: një perlë e fshehur e Ballkanit
Shqipëria, dikur e izoluar nën regjimin komunist, sot po lulëzon në sektorin e turizmit.
Në më pak se një dekadë, vendi është bërë një destinacion i kërkuar nga turistët që kërkojnë autenticitet, natyrë të pacenuar dhe çmime të përballueshme.
Ky vend i vogël ballkanik, më pak i njohur se Greqia apo Italia, ofron një ndërthurje unike plazhesh idilike, male spektakulare dhe fshatra piktoreskë.
Riviera Shqiptare, me plazhet e egra dhe ujërat e kristalta, është ideale për adhuruesit e relaksit.
Megjithatë, çmimet e favorshme dhe rritja e linjave ajrore me kosto të ulët që lehtësojnë aksesin në vend mund të çojnë në rritjen e turizmit në vitet në vijim.
“Numri i turistëve është dyfishuar në pesë vjet, duke arritur në 10,1 milionë në vitin 2023, pothuajse katërfishi i popullsisë shqiptare”, tha Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara – UNWTO.
“Ndërsa ky fluks gjeneron të ardhura të konsiderueshme, ai gjithashtu ngre shqetësime, veçanërisht mjedisore dhe sociale”, analizon “Le Monde”.
Rritja e numrit të ndërtimeve të hoteleve, ndonjëherë në dëm të ekosistemit, dhe mbipopullimi i vendeve të caktuara turistike rrezikojnë të shtrembërojnë autenticitetin e vendit.
Pavarësisht gjithçkaje, turizmi mbetet një levë strategjike për Shqipërinë, veçanërisht për ambicien e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, kjo rritje e shpejtë ngre sfida për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe ruajtjes së burimeve natyrore.
Ndër destinacionet që nuk duhen humbur, “Le Routard” rekomandon Parkun Arkeologjik të Butrintit, i klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, dhe qytetin mesjetar të Gjirokastrës, me rrugët e tij me kalldrëm dhe arkitekturën otomane.
Alpet Shqiptare janë një parajsë e vërtetë për alpinistët, me parqe kombëtare si Lugina e Valbonës dhe Thethi, ku peizazhet shkëmbore dhe pyjore konkurrojnë për nga bukuria.
Tirana, kryeqyteti shqiptar mahnit me ndërtesat shumëngjyrëshe dhe atmosferën e gjallë, perfekte për t’u zhytur në kulturën vendase.
Ky vend, ende pak i njohur, po shndërrohet shpejt në një destinacion popullor falë autenticitetit dhe diversitetit të tij, duke ofruar pushime sa relaksuese dhe aventureske.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë













