Futboll
Media zvicerane: Tifozët serbë e shajnë turpshëm, Shaqiri u jep përgjigje në fushë
Videoja e sharjes kundrejt Shaqirit, ndodhi gjatë ndeshjes mes Liverpulit dhe Yjve të Kuq të Beogradit, të cilët humbën 4:0 dhe protagonist ishte edhe 27 vjeçari nga Gjilani.
Një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale dhe botuar në disa media zvicerane, tregon sesi disa tifozë serbë ofendojnë dhe shajnë paturpësisht lojtarin më të njohur shqiptar Xherdan Shaqiri (27), njofton albinfo.ch. Kjo tregon se serbët akoma nuk kanë harruar dhimbjen shpimit në zemër të topit që përmbysi rezultatin mes Zvicrës dhe Serbisë (2:1) gjatë Rusi 2018.
Videoja e sharjes kundrejt Shaqirit, ndodhi gjatë ndeshjes mes Liverpulit dhe Yjve të Kuq të Beogradit, të cilët humbën 4:0 dhe protagonist ishte edhe 27 vjeçari nga Gjilani.
Të shtunën Liverpuli do luajë kundër Arsenalit, ndërsa të martën do fluturojë në Beograd. Shaqiri do jetë pjesë e ekipit që do udhëtojë drejt Serbisë.
“Unë nuk gjunjëzohem. Por shkoj tërësisht normal atje, për të luajtur futboll. Nuk kam frikë nga askush,” tha Shaqiri i pamposhtur.
Mediat e njohur zvicerane “Blick” ironizoi tifozët serbë, duke komentuar, se kur ata flasin e ‘shajnë’, Shaqiri u jep ‘përgjigje në fushë’.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Zvicra refuzon kërkesën e Italisë për hetimin e zjarrit Hetimi i zjarrit, Zvicra kundër ndërhyrjes së Italisë... -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani? -
50% më lirë vitin e parë: Safety Home me ofertë për sigurimin e pronave të mërgimtarëve në Kosovë -
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri












