CH-Ballkani
Media zvicerane: Vuçiq larg të qenit burrështetas, plot kundërshti të brendshme
Fjalimi në Mitrovicë tregon për risinë, që Vucic është një politikan dinamik dhe takticient, por jo një burrështetas, që ka nevojë Serbia dhe rajoni, përcjell albinfo.ch.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq premtoi një “fjalim historik” në Kosovë gjatë fundjavës së kaluar. Por ai nuk ishte i tillë. Presidenti i mbeti besnik kundërshtive të tij të brendshme, shkruan prestigjiozja zvicerane “NZZ”.
“Fjalimi ishte, si shpesh për Vuçiqin, një përzierje e rendit të dytë mes mesazhit të paqes dhe ëndrrës së Serbisë të madhe. Shumë serbë të jugut të Kosovës erdhën drejt Mitrovicës dhe dëgjonin me vëmendje dhe skepticizëm presidentin. Duartrokitjet ishin koprace. Ideja e Vucicit për ndryshimin e kufijve që të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët, shfaqi frikë mes veriut të Kosovës dhe shqiptarët që banojnë në fshatrat jugorë të Serbisë”, përcjell albinfo.ch.
Standardi i dyfishtë i Vuçiq vërehet kur kritikon udhëheqjen e kaluar të serbëve që ëndërronin Serbinë e madhe dhe sollën që sot në Kninin kroat, Sarajevë dhe Prishtinë mezi gjen serbë; ndërsa në anën tjetër Slobodan Miloshevicin e quajti “udhëheqës të madh serb”.
Shumë komentatorë e shohin këtë kalkulim të dyfishtë si mundësi që Vucic të rrëmbën vota edhe në kampin liberal edhe në atë nacionalist, përcjell albinfo.ch.
Në fund media zvicerane shkruan se “fjalimi në Mitrovicë tregon për risinë, që Vucic është një politikan dinamik dhe takticient, por jo një burrështetas, që ka nevojë Serbia dhe rajoni.”
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











