Kosova
Mediat botërore: Kosova i ndau medalje presidenciale Beau Bidenit
Djali i presidentit të SHBA-së, Beau Biden, është nderuar të dielën me medaljen presidenciale të Kosovës. Presidentja Osmani lavdëroi dhe falënderoi për punën dhe kontributin e tij dhënë në fushën e drejtësisë pas luftës në Kosovë. Për këtë raportuan mediumet e mëdha botërore, përcjell albinfo.ch.
“Në 2016-n Joe Biden, atëherë nënkryetar i SHBA-së, zbuloi një memorial për djalin e tij në Kosovë. Një rrugë që çon në Kampin Bondsteel, vendi i rreth 700 amerikanëve që ende ndihmojnë në ruajtjen e paqes së brishtë në Kosovë, u emërua gjithashtu Beau Biden”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
“Emërtimi i rrugëve sipas zyrtarëve amerikanë, është bërë traditë në Kosovë, popullsia e së cilës është kryesisht shqiptare etnike dhe e konsideron SHBA-në shpëtimtaren e saj, për mbështetjen e një fushate bombardimesh në 1999, që privoi Serbinë nga kontrolli i Kosovës”.
Duke raportuar për ngjarjen, AP NEWS shkroi se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas një lufte me forcat serbe.
“Lufta përfundoi pas një fushate ajrore 78-ditore e NATO-s përzuri trupat serbe madhe një forcë paqeruajtëse u fut. Shumica e vendeve perëndimore e kanë njohur Kosovën, por Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina, nuk e njohin. Tensionet mbi Kosovë mbesin një burim i paqëndrueshëm në Ballkan”, raporton ky medium amerikan.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












