Futboll
Mediat botërore vlerësojnë fitoren e Argjentinës
Gazetat sportive dhe portalet e lajmeve anembanë globit kanë lavdëruar Lionel Messin dhe Argjentinën, pasi ata fituan titullin e Kupës së Botës në Katar pas fitores së mbrëmshme me anë të penalltive (4-2) kundër Francës, përcjell albinfo.ch.
“Argjentina është kampione e botës. Argjentina është kampione e botës. Duhet ta përsërisim për ta besuar”, shkruan gazeta argjentinase ”La Nacion”.
E përditshmja sportive ”Olé” shkroi se “bota është një vend më i drejtë tani” dhe se ”Messi u bë lojtari më i mirë në botë”.
“Na fal, Diego”, tha gazeta duke iu referuar futbollistit të madh argjentinas, Diego Armando Maradona, i cili udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores në vitin 1986 të Kupës së Botës.
Në Francë, RMC Sport tha “Messi dhe Albiceleste në krye të botës, pavarësisht nga një Francë heroike dhe tregolëshi i Mbappes”.
”Le Parisien” tha se Franca ishte “afër një mrekullie”, por “u mohua ylli i tretë”.
“L’Equipe” tha se finalja ishte “ndoshta më e bukura në histori”.
Tabloidi britanik ”The Sun” e vlerësoi lojën si “finalen më të mirë ndonjëherë”, ndërsa gazeta spanjolle ”Marca” shkroi se “Messi, tani e ke trofeun tënd. E meritove”.
Në Brazil, ku shumë shpresonin për një përballje gjysmëfinale kundër rivalëve të Argjentinës, portali i lajmeve GloboEsporte.com shkroi: “Një lojë për t’u kthyer në një libër ose një film. Për historinë e Messit (dhe Mbappes)”.
Skuadra braziliane u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, e cila më pas u mposht nga kampionia aktuale e botës, Argjentina, në gjysmëfinale.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










