Integrimi
Mediat greke reagojnë ndaj shqiponjës dykrenore
Sipas autoriteteve greke konsiderohet jo vetëm skandaloze, por edhe një gjest i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Greqisë, njofton albinfo.ch.
Shtatë ushtarë shqiptarë të Ushtrisë greke me shqiponjën e tyre i kanë ‘çmendur’ mediat në Greqi. Ata me duar kishin bërë shqiponjën, derisa fotografia ka bërë bujë në Greqi, duke u komentuar shumë ashpër, raporton albinfo.ch.
Ngjarja ka shqetësuar së tepërmi krerët e ushtrisë greke, te cilët kanë urdhëruar menjëherë hapjen e një hetimi, ndërsa komandanti i repartit dhe shefi i shtabit te forcave tokësore greke, rrezikojnë postet e tyre.
Sipas autoriteteve greke konsiderohet jo vetëm skandaloze, por edhe një gjest i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Greqisë.
U deshën pak orë, që autoritetet helene të kenë emrat e shtatë shqiptarëve me shtetësi greke të përfshirë në këtë incident. Ata janë ndaluar dhe u morën në pyetje prej autoriteteve ushtarake greke.
Sipas një njoftimi të shtabit te përgjithshëm të ushtrisë, hetimet janë hapur për mënyrën e futjes se telefonit brenda ambienteve te repartit, si dhe për shkallën e përfshirjes së 7 kadetëve në propagandë anti-greke.
Mësohet se shtatë kadetët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm. Ata kanë marrë shtetësinë greke në saj të ligjit që ua mundëson këtë për shkak të përfundimit të studimeve në shkollat greke.
Dënimet ndaj shtatë ushtareve do të jenë edhe më të forta, edhe për të parandaluar çdo tentativë të imitimit në të ardhmen të gjesteve të ngjashme.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













