Lajme
Mediat ndërkombëtare alarmojnë për trafikime të grave në Ukrainë
Mediumi britanik, Daily Mail ka ngritjr shqetësimin se në Ukrainë po veprojnë disa banda kriminale që po përfitojnë nga lufta dhe vala e refugjatëve, për të trafikuar vajza dhe gra.
Më shumë se një milion njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga vendi që nga pushtimi i javës së kaluar .
Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë frikë se deri në shtatë milionë njerëz mund të kalojnë në vendet fqinje si Polonia, Moldavia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria, të cilat sipas aktivistëve do të krijojnë një ‘rritje shqetësuese në trafikimin e qenieve njerëzore’.
Deri më tani ka pasur raportime për gra dhe familje të reja që pranojnë oferta transporti ‘falas’ , por në fakt është thjesht një karrem që i çon ato në duart e bandave kriminale.
Një grua 27-vjeçare ukrainase tha: “Dëgjova nga një shoqe që kaloi në Poloni dhe më tha se ajo shkoi me një djalë i cili tha se do ta çonte në Varshavë falas, por kur arritën atje ai kërkoi para, u bë agresiv me të, dhe tha se do të duhej ta paguante duke punuar për të”.
Daily mail thotë se ka konstatuar disa grupe burrash në kufi që mbajnë tabela të cilat ofrojnë “transport falas”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












