Sport
Kosova në FIFA, frikë për largimin e yjeve
Frikë për largimin e yjeve ka shfaqur sonte edhe gazeta e njohur zvicerane, “Blick”
Sigurisht se pranimi i Kosovës në FIFA nuk është komentuar vetëm në trojet shqiptare. Janë mediat e huaja që i kushtojnë rëndësi të madhe pranimit të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“Eurosport” ka bërë një tekst të veçantë për pranimin e Kosovës në FIFA. Kjo pasi që përtej dhënies së kryelajmit, më poshtë theksohet që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka mund të ndërrojnë përfaqësuese. “Serbia dhe Zvicra kishin dalë kundër pranimit të Kosovës. Tashmë zviceranët kanë frikë largimin e shumë yjeve të tyre që janë kosovarë, si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri”, ka shkruar “Eurosport”.
Frikë për largimin e yjeve ka shfaqur edhe gazeta e njohur zvicerane, “Blick”.
“Kosova u pranua me shumicën e votave në Kongresin e FIFA-s. U theksua që ky vend ka pasion të fshehur për futboll dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për pranim”, thuhet në shkrimin e “Marca”-s.
Portali kroat “Index” ka dhënë lajmin e pranimit të Kosovës në FIFA gjatë Kongresit të 66-të në Meksikë. Kroatët presin që Kosova të luaj me Kroacinë në grupe për eliminatorët për në Kupën e Botës në Rusi.
“Kosova dhe Gjibraltari do të marrin pjesë në eliminatore dhe pritet që Kosova të jetë në një grup me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën”, shkruan “Index”.
Kështun e parashikon “Blick” kombëtaren kosovare:
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












