Shqipëria
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për bukuritë e Vlorës
Ky qytet turistik ofron akomodime cilësore për një pushim të qetë, dhe apartamente të cilat mund të rezervohen për 400 dollarë në muaj
Mesdheu është i mbushur me brigje me ujëra blu dhe vendpushime të qeta – që përqafojnë stilin e jetës si nomad, por jo të gjitha mund të kurorëzohen si më të mirat ne Evropë, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”.
Ekspertët veçojnë Shqipërinë, një vend i vogël që ka regjistruar një fluks të numrit të nomadëve digjitalë – që nga lëshimi i vizave jozyrtare në vitin 2022 – ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë në kryeqytet, Tiranë, mes qyteteve të tjera bregdetare.
Vlora është një nga qytetet më mahnitëse në Shqipëri, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Ku ndodhet Vlora?
Vlora është qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë, i vendosur përgjatë brigjeve të pacenuara me pamje nga Gjiri i Vlorës – dhe i shtrirë në një vijë të drejtë me qytetin turistik, Leçe – aktualisht “arratisja” më në trend e Italisë.
Qyteti bregdetar – së shpejti pritet të kthehet në pikën turistike më të vizituar të Shqipërisë nga turistët e huaj – pasi vendi vazhdon të tërheqë vëmendjen, kryesisht falë zbulimit të më shumë xhevahireve të fshehura, si Vlora.
Ky qytet turistik ofron akomodime cilësore për një pushim të qetë, dhe apartamente të cilat mund të rezervohen për 400 dollarë në muaj.
I rrethuar nga më shumë ujëra bruz se sa Santa Fe – kryeqyteti i shtetit amerikan të Nju Meksiko – ky qytet i mrekullueshëm ofron peizazhe si në kartolina – ndërsa jeni duke pushuar në një nga shumë plazhet e tij idilike.
Sipas ekspertëve të udhëtimeve tri plazhet më të mira të Vlorës për të vizituar janë:
Plazhi i Gjipesë
Plazhi i Dhërmiut
Plazhi Pulëbardha
Aeroporti i ri i Vlorës hapet në mars 2025
Mbërritja në Vlorë do të jetë shumë më e lehtë në mars 2025, pasi aeroporti i ri të jetë funksional.
Transportuesi kryesor i Shqipërisë, “Air Albania” është në krye të linjave ajrore.
Duke qenë se kompania ajrore “Ryanair” po nis fluturimet për në Dakhla, Sahara Perëndimore nga të gjitha vendet, a nuk mendoni se edhe Vlora do të jetë në radarin e saj?
Për momentin, mënyra më e lehtë për të mbërritur në Vlorë është me autobus nga Tirana.
Për një mundësi më aventureske, mund të fluturoni gjithashtu në Korfuz ose në porte të ndryshme italiane si në Bari, Brindisi dhe Leçe, dhe të merrni një traget.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













