Futboll
Mediat zvicerane: Kosova i ka vënë syrin yllit të Zvicrës, Avdullahut
"Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u takua me dy ndërkombëtarët e të rinjve zviceranë, Leon Avdullahun dhe Demir Xhemalijan, duke nxitur spekulime"
Një takim “për kafe” i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, AgimAdemi me Leon Avdullahun dhe Demir Xhemalija në Bazel ka mjaftuar për të rrahur kambanat e alarmit nga mediat zvicerane. Siç shkruajanë 20 minuten dhe Blick, “presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u takua me dy ndërkombëtarët e të rinjve zviceranë, Leon Avdullahun dhe Demir Xhemalijan, duke nxitur spekulime, transmeton albinfo.ch.
“Një kafe në Bazel me yllin e futbollit Leon Avdullahun. E përgëzova për fitimin e titullit me FC Basel dhe për transferimin e tij te TSG Hoffenheim”, ka shkruar Ademi në Facebook, duke postuar një foto me Avdullahun.
Postimi në dukje i padëmshëm në rrjetet sociale është sigurisht shpërthyes. Mesfushori i lindur në Solothurn mund të kalojë ende te Kosova, edhe pse ka luajtur për ekipet rinore të Federatës së Futbollit të Zvicrës (SFV) që nga niveli U-15, shkruajnë, me shqetësim, gazetat zvicerane.
Sipas informacioneve nga 20 Minuten, shkëmbimi midis Ademit dhe Avdullahut nuk është menduar si një përpjekje konkrete për “vjedhje” nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ademi u takua me yllin në ngritje në një ngjarje futbolli në Bazel. Nuk ka ende asnjë tregues për një ofertë konkrete apo përpjekje bindjeje nga Kosova.
Një ndryshim i ekipit kombëtar për Avdullahun është ende i mundur, pasi lojtari 21-vjeçar, i cili sapo është ngjitur në Bundesligë, nuk ka luajtur ende ndeshje (garuese) për ekipin kombëtar të Zvicrës. Ai ka bërë gjashtë paraqitje për ekipin kombëtar U-21.
Me performanca të forta në FC Basel, Avdullahu luajti një rol të madh në fitimin e dy titujve sezonin e kaluar. Mbetet për t’u parë se cilin vend do të përfaqësojë ai në të ardhmen.
Fakti është: Avdullahu nuk ishte i vetmi lojtar junior i SFV-së që trajneri i Kosovës Ademi “e joshi “gjatë vizitës së tij në Bazel, shkruan tutje gazeta zvicerane.
Lojtari junior i FCB-së, Demir Xhemalija (19), u takua gjithashtu me Ademin, siç tregon fotografia e tij në Facebook, përcjell albinfo.ch. Mesfushori nga Möhlin ishte kapiten i ekipit kombëtar zviceran U-19 dimrin e kaluar, por teorikisht mund të luajë edhe për Kosovën.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












