Lajme
Mediet gjermane mbi vrasjen e dy arinjve në Kosovë
Spiegelonline dhe Focusonline merren me vrasjen e fundit të arinjve në Kosovë. Vrasja është bërë për ta marrë prej tyre fshikëzën e tëmthit që qenka ilaç kundër kancerit!
Mediet e huaja për vrasjen e dy arinjve në Kosovë Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje të madhe lajmit mbi çlirimin para pak ditësh të 15 arinjve të mbajtur ilegalisht pranë restoranteve në Kosovë. Lajmi i radhës, ai për vrasjen e dy arinjve nga gjahtarët, ka bërë po ashtu jehonë të konsiderueshme në mediet në gjuhën gjermane.
Portalet e rëndësishme gjermane Spiegelonline dhe Focusonline merren gjerësisht me rastin. „Qeveria e Kosovës flet për një `vrasje të tmerrshme`. Katër persona kanë vrarë dy arinj të murrmë , për ta marrë prej tyre fshikëzën e tëmthit. Kjo, sipas tyre mund të përdoret si ilaç kundër kancerit. Pakënaqësi mbretëron edhe sa i përket dënimit fare të ulët të dorasve. Një gjykatë në Mitrovicë i ka liruar dy dorasit shum¨shpejt pas arrestimit, duke u shqiptuar nga një gjobë prej 200 eurosh.
Madje edhe qeveria në Prishtinë e ka konsideruar tepër të ulët këtë dënim. „Do të përdoren të gjitha mjetet juridike për të realizuar një dënim më të rëndë për `vrasjen e tmerrshme` ka thënë ministri i ambientit, Dardan Gashi, transmeton focusonline. Autorët e vrasjes i kishin blerë të enjten arinjtë e kapur nga dy banorë të fshatit. „Ata i kishin narkotizuar arinjtë, i kanë vrarë dhe ua kanë marrë fshikëzën”, ka thënë një zëdhënës i policisë. „Kufomat i kanë hedhur pastaj në deponinë e mbeturinave.
Si motiv, ata kishin përmendur `ilaçin`kundër kancerit. Sipas Ministrisë së ambientit, shitja ose vrasja e shtazëve të mbrojtura nga ligji, në Kosovë paraqet vepër penale që mund të ndëshkohet me burg dyvjeçar ose me gjobë prej 4000 eurosh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde Industria zvicerane e hoteleve mbetet në rrugën e duhur për një vit rekord. Pas një rritjeje... -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat









