Lajme
Mediet serbe merren me veshjen e Ramës në Samit
Stajlingu i kryeministri shqiptar iu ka ra në sy edhe gazetarëve në këtë samit, ndërsa ata që janë marrë me dukjen e Ramës, janë gazetarët serbë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe kësaj here ka ra në sy me stilin e tij “kull” në Samitin e Nismës së Berlinit në Trieste, ku u shfaq me atlete “Adidas” dhe kostum të zi. Ky stajling i kryeministri shqiptar iu ka ra në sy edhe gazetarëve në këtë samit, ndërsa ata që janë marrë me dukjen e Ramës, janë gazetarët serbë.
Gazeta serbe “Blic”, shkruan se Rama nuk heq dorë nga stili rastësor i veshjes, kështu që edhe në panelin rreth shoqërisë civile në kuadër të Samitit të Iniciativës së Berlinit që po mbahet në Vjenë, kishte ardhur në atlete të bardha dhe kostum të zi, por nuk kishte munguar as kravata, transmeton Zeri.info.
Kryeministri shqiptar edhe para fillimit të Forumit dhe asaj se çfarë ka të thotë rreth temës së marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka arritur të tërheq vëmendjen e gazetarëve me veshjen e tij. Siç potencon “Blic”, kjo nuk është hera e parë që Rama vishet në këtë mënyrë, pasi ngjashëm ishte edhe në takimin kohë më parë në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane, Frederika Mogherini.
Ai në atë takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të cilin e kishte organizuar Mogherini, kishte arritur në atlete, një xhaketë me ngjyrë të kaltër dhe një bluzë të printuar, çka e kishin bërë paraqitjen e tij rastësore dhe të thjeshtë. Rama edhe nga mediat dhe shoqëria civile në Shqipëri shpesh është kritikuar për veshjen e tij, por duket se asnjëra prej tyre nuk ka ndikuar në vendimin e tij rreth veshjes dhe vazhdon me stilin që e pëlqen.
Veshja e tij nëpër takime të niveleve të larta, ishte kritikuar nga disa analistë dhe gazetarë shqiptarë. Por, ndyshe nga këta të fundit, ishte disa media të huaja, kryesisht në Britani, që kishin pëlqyer stilin e kryeministri Rama, duke thënë së “është artistë” i vërtetë. Rama, para se të hynte në politikë ishte basketbollistë dhe piktorë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












