Shëndetësi
Medikamenti kundër kancerit tregon ndikim imunizues
Rezultatet paraqesin vetëm hapin e parë në drejtim të imunizimit. Efekti imunizues i antraciklineve në njerëz nuk është studiuar ende
Një hemoterapi me antracikline (antibiotikë të izoluar) ka ndikim më të mirë sesa shkatërrimi i qelizave kancerioze. Tek minjtë kjo hemoterapi e forcon edhe reagimin imunizues ndaj qelizave të degjeneruara dhe pengon krijimin e tumoreve të reja. Këtë e ka konstatuar ekipi i hulumtuesve të udhëhequr nga Guido Kroemer nga Instituti Gustav Roussy në Villejuif (Francë). Por edhe përkundër kësaj vaksinimi kundër kancerit është ende i largët.
Kromer dhe ekipi i tij ia arritën të tregojnë se qelizat kanceroze, të cilat shkatërrohen përmes antraciklinit, arrijnë të tërheqin posaçërisht shumë „leukocite tumor-infiltruese“, shkurt TIL-s. Si karrem shërbeu këtu molekula e vogël ATP e liruar nga qelizat e vdekura. Leukocitet e përshpejtuara në vendin e lokalizuar ia arritën ta bëjnë shndërrimin dhe shfaqjen më se efektive të antigjeneve kancerioze. Me këtë rast leukocitet ia arritën të marrin me vete pjesë të ndryshme përbërëse të qelizave të vdekura kancerioze, i shndërruan ato në fragmente më të vogla dhe i bartën antigjenet në sipërfaqet e e qelizave të vdekura. Aty ato u identifikuan nga T-limfocitet, te cilat, pastaj, arritën t’i shkatërrojnë këto qeliza kancerioze.
Në veçanti, antraciklinet arritën të pengojnë ndarjen e shpejtë të qelizave kancerioze. Efekti i tyre shtohet përmes një ndikimi plotësues në sistemin imunologjik : „Hemoterapia e shndërron tumorin në substancë imunologjike dhe e aktivizon sistemin imunologjik të organizmit kundër kancerit“, sqaron Kroemer. Kur studiuesit injektuan TIL-sit e trajnuar kundër tumorit në minj të tjerë, ata treguan imunitet ndaj qelizave të tumoriale. Në anën tjetër, kur molekula ATP harxhohej apo kur receptori i saj bllokohej nga qelizat TIL, sistemi imunologjik i miut nuk arrinte te pengonte krijimin e kancerit.
Për këtë arsye Kroemer propozon një trajtim të dyfishtë: „Tumor-terapia dhe imun-terapia mund të kombinohen ashtu që qelizat imunlogjike të bllokohen veçanërisht – dhe atë duke shtuar nivelin e ATP-së jashtë qelizës“. Veç kësaj, në bazë të numrit të qelizave imunologjike në afërsi të një tumori mund të lexohet edhe ajo se sa i përgjigjet pacientit hemoterapia. Rezultatet paraqesin vetëm hapin e parë në drejtim të imunizimit. Efekti imunizues i antraciklineve në njerëz nuk është studiuar ende.
Nga “Spektrum der Wissenschaft”, Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit














