Futboll
Baseli e merr vendimin e madh për Edon Zhegrovën
Baseli e sheh të arsyeshëm ta aktivizojë opsionin e blerjes së përhershme të Edon Zhegrovës nga klubi belg Genk.
Futbollisti nga Kosova u transferua në afatin kalimtar dimëror te Baseli në formë huazimi për një vit e gjysmë, dhe pas një fillimi të dobët, tashmë Zhegrova e ka zënë vendin e tij në formacionin titullar të Marcel Koller.
Siç raportojnë mediat zvicerane, Zhegrova mund të mbetet në Basel në baza të përhershme për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshëm në sulm.
Sipas ‘Sontag Blick’, Baseli mund ta blejë Zhegrovën për shumën e 3.5 milionë frangave.
Këtë edicion në Superligën zvicerane, Zhegrova është paraqitur në nëntë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua















