E-Diaspora
Megjithatë, për Mira Kolën ndodhi “miracolo”
Javët e kaluara ishin ditë pasigurie për familjen Kola nga Haffkrug, në rrethin e Ostholsteinit. Përederisa Denisa 18 vjeçare dhe Rodolfi 20-vjeçar iu nënshtruan një trajnimi arsimor dhe për këtë arsye janë të toleruar të qëndrojnë në Gjermani, nëna Mira dhe babai Lulash është dashur të dëbohen në Shqipëri së bashku me djalin e tyre 14-vjeçar, Lorenco, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Sipas rekomandimit të Komisionit Federal për raste të rënda, ministri i Brendshëm Hans-Joachim Grote (CDU), tani ka vendosur që familja të mos ndahet. Bashkëshortët dhe djali më i ri janë pajisur me një leje trevjeçare qëndrimi. “Po bëjmë një vështrim të përgjithshëm: Çfarë sjell një familje, çfarë sjellin vetë personat në integrimin e tyre?”, thotë Norbert Scharbach, kryetar i Komisionit për raste të rënda. Familja Kola bëri mjaft dhe për momentin mund të qëndrojë.
Familja shqiptare ishte arratisur në Gjermani, në vitin 2015, sipas informacioneve të tyre për shkak të frikës nga gjakmarrja. Që nga vera e vitit 2016, Mira Kola punon si ndihmëse kuzhine në azil të të moshuarve në Haffkrug, informon Albinfo.ch. Ajo lan, përgatit perimet dhe u shërben të moshuarve. Ajo punon në ndërrime, madje edhe në fundjavë. Mira Kola me të vërtetë dëshiron vetëm të jetojë një jetë të qetë dhe normale me familjen e saj. Megjithatë, gjatë këtij viti ajo mori njoftimin e deportimit, edhe pse familja është mirë e integruar në rrethinë. Përderisa performanca arsimore e Lorenzo u lehtësua dhe Denisa u angazhua gjithnjë e më shumë në punë dhe në shkollën profesionale, Mira Kola shkoi në spital me probleme stomaku.
Banorët e azilit dhe menaxhmenti nuk duan të heqin dorë nga nëna e tre fëmijëve. Ata nisën një peticion online – drejtuar Komisionit për raste të rënda. Menaxhmenti i shtëpisë në mënyrë të përsëritur kërkoi kontakt me vendimmarrësit dhe kjo solli sukses, njofton Albinfo.ch. Në momentin që familja kuptoi lajmin, vajza Denisa kërcente e vallëzonte pa ndërprerë nëpër banesë. Për Mira Kolën, ky lajm gjithashtu duket i mirë në aspektin profesional. Azili i të moshurave asaj i ka ofruar një praktikë profesionale, të cilën do ta fillojë në vitin 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve Sigurimi privat i pensionit përmes shtyllës së tretë mbetet një nga format më të përhapura të... -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025












