Gjuha
Mehmeti: Në Austri rreth 2500 nxënës vijojnë mësimin shqip
Hazir Mehmeti, kryetar i Shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri”, në Austri, ka kërkuar nga prindërit shqiptarë që jetojnë në këtë shtet, të dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar në gjuhën shqipe
I ftuar në emisionin e mëngjesit në televizionin publik RTK, mësuesi i gjuhës shqipe në Austri, fillimisht foli për historikun e shoqatës të regjistruar në vitin 1994 në Prishtinë, në kohën kur themelohen shumë grupe mësimore në gjuhën shqipe në gjithë Austrinë. “Ishin veprimtarët e asaj periudhe të vështirë që me aktivitetin e tyre dhe përkrahjen nga Ministria e Mësimit të Austrisë bënë që të rritej numri i nxënësve dhe mësuesve shqiptarë. Disa vite Shoqata pati një shkëputje organizative deri në vitin 2010 kur riaktivizohet dhe regjistrohet pranë organeve përkatëse austriake”, transmeton “albinfo.ch
Mehmeti i cili është ndër mësuesit më të njohur shqiptarë në Austri theksoi se qëllimi kryesor i shoqatës është masivizimi, shtrirja e mësimit shqip edhe në ato vende ku nuk kishte deri më tani. Ndërkohë ai tregoi edhe numrin e nxënëseve shqiptarë që ndjekin mësimet në gjuhën shqipe në Austri.
„Gjithsej në Austri vijojnë mësimin shqip rreth 2500 nxënës. Pra, nga 12.500 fëmijë shqiptarë të moshës shkollore sa janë gjithsej në Austri, rreth 20% ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Mësim japin 24 mësues/e shqiptarë/e në të gjitha nivelet. Austria është bën pjesë në numrin e vogël të vendeve në Evropë që e financon mësimin në gjuhën amtare. Prindi vetëm ka për ta dhënë pëlqimin duke marrë obligim vijueshmërinë e rregullt. Edhe pse është kështu, një pjesë e madhe e prindërve nuk interesohen, e neglizhojnë mësimin e gjuhës shqipe. Disa mendojnë se gjuha amtare është ngarkesë dhe e pengon mësimin në gjuhën e shkollës, çka është e kundërta: Gjuha amtare e ndihmon shumë mësimin në gjuhën e shkollës. Është ky qëndrim i konstatuar nga pedagogët ekspertë për mësimdhënie”, ka shpjeguar ai.
Ai ka falënderuar Ministrinë e Diasporës, MASHT-in dhe Ambasadën e Kosovës në Austri për mbështetjen ndaj kësaj shoqate.
Mehmeti më tutje ka thënë se shqiptarët e Austrisë, ka qenë më mbrapa, sa i përket furnizimit të teksteve në gjuhën anëtare, por vitet e fundit ka pasur ndryshim pozitiv.
“Fëmijët tanë tani janë integruar mirë dhe janë të punësuar në pozita të ndryshme. Sot ka edhe në kuvendet komunale në Austri, shqiptarë që po kontribuojnë atje dhe për këtë jemi krenarë”, ka thënë ai.
Duke folur për sukseset e Shoqatës, Mehmeti ka bëri me dije se shoqata është në përgatitje të nxjerrjes së një buletini informativ nga puna e nxënësve, rreth aktiviteteve përgjithësisht, mësimore e kulturore.
“Secili mësues do të ketë mundësinë e prezantimit me nxënësit e tij. Kuizi i diturisë të përmirësohet nga aspekti organizative për nga forma e tij. Bashkëpunimi për mbajtjen e Olimpiadës së nxënësve nga disa vende në Austri ashtu siç ishte vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Në fund, Hazir Mehmeti ka porositur prindërit që të dërgojnë sa më shumë fëmijet e tyre të mësojnë gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










