Lajme
Memoria bëhet dembele për shkak të internetit
Shkencëtarët kanë siguruar se të mësuarit nga librat, e jo vetëm nga ekranet e ndryshme, është i domosdoshëm.
Mediet elektronike prijnë në krahasim me tekstet dhe vëllimet e tjera enciklopedike, të cilat përdorën çdo ditë e më pak. Përtej aspektit formal, kjo dukuri ka ndryshuar edhe mënyrën sesi memoria jonë organizon vendosjen në tru të informacionit.
Kështu që neurologjia ka treguar se kapacitetet e memories ulën shumë kur truri ka gjithnjë një mundësi rezervë të gatshme (internetin) për të gjetur informacionin e duhur dhe këtë në mënyrë të vazhdueshme. Ky konstatim ka alarmuar një segment të komunitetit shkencor kohët e fundit si dhe gjithë ata që merren me zhvillimin e të rinjve.
A do të jenë amnezike gjeneratat e ardhshme?
Për të luftuar kundër të ashtuquajturit “blackt.out (kutia e zezë)”, neuropsikologu Francis Eustache, i intervistuar gjatë kësaj jave nga “LeNouvel Observateur”, konsideron të domosdoshme gjetjen e një ekuilibri në mes të memories së brendshme (që mbahet mend) dhe të jashtme (e cila duhet vetëm për momentin e caktuar). Edhe pse ai pranon se interneti stimulon reflekset dhe fleksibilitetin, ai gjithashtu siguron se ajo që fuqizon memorien është larmia e burimeve të informacioneve (librat, gazetat, interneti, etj…).
Kjo është vërtetuar edhe nga psikiatri Serge Tisseron: “Njerëzit sot janë rritur me një kulturë të lirisë. Është shumë e rëndësishme, ne duhet të ruajmë atë”. Megjithatë, Serge Tisseron thotë se duhet mbrojtur rregullën e ashtuquajtur “3-6-9-12”, e cila thotë: nuk ka ekran para moshës 3-vjeçare, asnjë videolojë para 6 vjetësh, nuk ka internet para moshës 9-vjeçare, si dhe nuk ka konsultime të webfaqeve pa qenë i kontrolluar para moshës 12- vjeçare.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026














