Lajme
Menjëherë pas lirimit, arrestohet sërish nga EULEX-i
Elvis Kelmendi nga Peja menjëherë pas lirimit nga drejtësia kosovare, është arrestuar nga policia e EULEX-it
Menjëherë pasi që ishte liruara nga Policia e Kosovës, EULEX-i (Misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit) ka arrestuar Elvis Kelmendin nga Peja, pas një urdhërarresti ndërkombëtar lëshuar nga Bosnja dhe Hercegovina. Kelmendi akuzohet se në vitin 2010 në Bosnje ka vrarë boshnjakun Elvis Hoxhiq.
Elvis Kelmendi, djali i biznesmenit Naser Kelmendit, i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-ve për veprimtari dhe biznes të jashtëligjshëm, është arrestuar të shtunën në mbrëmje nga policia e Kosovës me urdhërarrest ndërkombëtar. Por, pas mbajtjes 48 orë prapa grilave, ai ishte liruar nga drejtësia kosovare. Burime të gazetës “Zëri” kanë deklaruar se Elvis Kelmendi është liruar pasi që prokurori nuk kishte poseduar dokumente shtesë mbi dyshimet ndaj tij. “Pikë së pari Kosova nuk ka marrëveshje me Bosnjën për ekstradim dhe e dyta është se nëse do të ishte lënda e tij në Kosovë, organet e drejtësisë do ta mbanin dhe si të tillë do ta gjykonin në Kosovë për veprën që dyshohet se e ka kryer në Bosnje”, ka thënë një burim i kësaj gazete. Mirëpo, derisa drejtësia kosovare nuk ka pasur fakte të duhura, ka qenë misioni i EULEX-it i cili e ka pritur te dera e gjykatës. Dhe menjëherë pas lirimit nga kosovarët, ai është arrestuar nga EULEX-i. “Personi i arrestuar mbrëmë dyshohet për vrasje të rëndë të Elvis Hoxhiq të kryer në vitin 2010 në Bosnje dhe Hercegovinë. Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendor”, ka njoftuar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. Edhe EULEX-it, Kelmendi mund të gjykohet në Kosovë për vrasjen që dyshohet se e ka kryer në Bosnje. Ndryshe, Kosova dhe Bosnja nuk kanë marrëveshje policore, për faktin se Bosnja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Një mundësi ekstradimi është e mundur vetëm nëse në këtë mes ndërhynë UNMIK-u.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










