E-Diaspora
Mërgata shqiptare 4.0
Tani, jemi dëshmitarë të Mërgimit shqiptar 4.0, respektivisht fenomenit të ri-migrimit të ri shqiptar nga vende anëtare të Unionit Europian drejt Zvicrës, pasi që marrëveshjet bilaterale mes tyre ua mundësojnë shtetasve të të dyja palëve të punojnë dhe lëvizin lirshëm në vendet përkatëse
Historia e migrimit shqiptar, veçanërisht ajo në Zvicër, është studiuar shumë pak, për të mos thënë fare, kurse jemi në vigjilen e zhvillimeve krejtësisht të reja brenda saj, me fenomenin të ri, të mërgimit të ri të shqiptarëve me shtetësi perëndimore drejt Zvicrës. Duhet të potencohet se e kaluara e mërgatës shqiptare duhet të dokumentohet me metoda serioze shkencore, dhe jo që kjo punë t`u lihet individëve që e pretendojnë këtë rol, dhe duke bërë biznes njëkohësisht me albume fotografish me (psuedo)figura të diasporës në evenimente e ahengje. E kaluara, nëse hulumtohet me qasje historike të mirëfilltë, na mundëson të ndriçojmë ndryshimet e tanishme migruese shqiptare. Këto të fundit janë objekte jashtëzakonisht interesante për shumë studiues, historianë të migrimeve, sociologë, antropologë, gjuhëtarë dhe pse jo, edhe etnologë, të dalë nga mërgata shqiptare dhe të edukuar në frymën e eksplorimit shkencor perëndimor.
Në fakt, duhet rikujtuar faktin se migrimi shqiptar në Zvicër daton që prej mbi gjysmë shekulli, përmes tri valëve historike. Nuk është e rrallë të takosh persona të gjeneratës së parë që kanë emigruar në Zvicër në vitet e gjashtëdhjeta, respektivisht pas marrëveshjes mes Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë, që pati mundësuar punësimin e shtetasve të kësaj të fundit, sidomos nga pjesët e pazhvilluara të saj, në sektorë të bujqësisë, ndërtimarisë dhe hotelerisë.
Gjatë viteve 80 pason vala e dytë e emigrimit – në shumicë dërmuese të natyrës ekonomike-shqiptar në Zvicër, e përbërë esencialisht nga djem të rinj të zonave periferike që zgjodhën rrugën e gurbetit, duke bërë sakrifica të mëdha personale, për të ndryshuar realitetin socioekonomik të familjeve në vendlindje. Këta gasterbajterë kanë punuar dhe jetuar në Zvicër, së pari me statuse sezonale « A », pastaj, pas katër viteve kanë arritur ta fitojnë të drejtë e qëndrimit « B », deri në vendosjen e tyre dhe bashkimin familjar. Ky fenomen i fundit, së bashku me valën e azilkërkuesve dhe refugjatëve shqiptarë që i shpëtuan luftës duke ikur në Zvicër, përbën valën e tretë të migrimit shqiptar në Zvicër. Kjo valë e fundit ka ndikuar substancialisht në rritjen masive dhe të shpejtë të popullatës shqiptare në Zvicër.
Tani, jemi dëshmitarë të Mërgimit shqiptar 4.0, respektivisht fenomenit të ri-migrimit të ri shqiptar nga vende anëtare të Unionit Europian drejt Zvicrës, pasi që marrëveshjet bilaterale mes tyre ua mundësojnë shtetasve të të dyja palëve të punojnë dhe lëvizin lirshëm në vendet përkatëse. Ky ndryshim iu mundëson pra edhe shqiptarëve që janë edhe shtetas europianë, të zgjedhin të vazhdojnë jetën e tyre në vende tjera, në këtë rast në Zvicër, për të përfituar edhe më shumë nga cilësia e jetesës, por edhe nga mundësitë socioprofesionale që ofron Zvicra, dhe pse jo, për tu afruar po ashtu me të afërm të tyre. Natyrisht, duhet shpresuar se lajtmotivi i tyre të jetë kyqja në sistemin performant zviceran. Kjo dyndje e re do të ketë domosdo ndikime në strukturën demografike shqiptare në Zvicër, por edhe në rrjtetet e reja ndërkomunitare që do të lindin. Me lidhjen mes vendeve të Evropës, ndoshta një ditë do t`u bie radha edhe vendeve të prejardhjes të kyqen në po këto dinamika të lëvizjes së lirë. Por natyrisht, kjo nuk do të ndodhë nesër. Arsyet i dijmë të gjithë.
Ky përkushtim i të kuptuarit të Mërgatës shqiptare 4.0, nga ekipi redaksional i Albinfo, ilustrohet në këtë numër me analizën dhe të dhënat që i sjell Blerim Shabani, të cilës i pasojnë, me një mori portrete dhe dëshmi të shqiptareve dhe shqiptarëve që kanë zgjedhur Zvicrën për tu vendosur me familjet e tyre.
Lexim të këndshëm!
Dr. Bashkim Iseni, themelues i Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit Pas takimeve të ditës së shtunës me diasporën në Mynih dhe Shtutgart, të dielën kryeministri i...
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, në rritje Numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vazhdon të rritet dhe shumë prej tyre kanë më shumë...
-
Zvicër: Udhëtimi pa bileta, a do të bëhet realitet?
-
Ish-mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami, analizon rënien e performacës së kombëtares
-
Renditja e vendeve me çmimin më të lartë të hospitalizimit, Zvicra në vendin e pestë
-
Eksport rekord i energjisë elektrike zvicerane jashtë vendit