Tematike
Mërgata shqiptare bëri shtet, Shqipërinë dhe Kosovën
Mërgimtarët luajtën rol vendimtar në krijimin e të dy shteteve shqiptare u tha në shënimin e 100 vjetorit nga Liga Shqiptare në Botë
Mërgimtarët shqiptarë kanë pasur rolë vendimtar në krijimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan, Shqipërisë dhe Kosovës, prandaj mërgimtarët duhet të kenë trajtim të veçantë në të dy vendet. Kështu u tha në manifestimin për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në Frankfurt nga Lidhja Shqiptare në BotMinistri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se historia e shtetit shqiptar është histori e luftërave të drejta për liri. “Kemi pasur fatin e keq, tash e sa shekuj që të kemi një migrim të vazhdueshëm për rrethana ekskluzivisht politike, që pastaj ato kanë derivuar edhe rrethana të tjera ekonomike, sociale e kulturore, por mbase ishte edhe një fat, sepse, sikur fati ynë u përcaktua që pikërisht mërgata”, tha Makolli.Mërgata shqiptare, sipas tij, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve që përfundoi me Pavarësinë e shtetit shqiptarë, 100-vjetorin e të cilit po shënohet këtë vit. “Mërgata u bë prapë faktori vendimtar i lëvizjeve liridashëse për pavarësinë e dytë-Pavarësinë e shtetit të Kosovës”, tha ministri Makolli.Ai shtoi se, “roli dhe rëndësia e mërgatës sonë në të gjitha fazat ishte vendimtare për fatin tonë. “Ishit ju ata që sensibilizuat botën për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në trojet e tyre etnike dhe që pastaj nëpër faza të ndryshme të organizimit arritët deri në pikën e organizimit të luftës së armatosur. Mërgata jonë edhe sot vazhdon ta luajë një rol shumë të madh për vendin tonë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspekte të tjera. Diaspora jonë është ambasadori më i mire gjithandej nëpër botë”, tha ministri i Makolli. Në manifestimin ishin të pranishëm të dy ambasadorët në Berlin, ai I Kosovës dhe ai I Shqipërisë, autoritetet dhe miq nga shteti gjerman, si ish ministri gjerman Sfarc Schiling, përfaqësues të shoqatave dhe bashkatdhetarë të shumtë.
Ndërsa kryetari për Gjermani i Lidhjes Shqiptare në Botë, Lazim Destani tha se dashuria për atdheun është “topi që shkatërron kalatë më të forta dhe është kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë”.“Ne jemi gjeneratë me fat që po jetojmë këtë shënim të madh kombëtar, sepse shënime të tjera edhe do të ketë, por kurrë më 100 vjetori i Shtetit Shqiptar. Ne jemi një komb, kemi një gjuhë e një gjak dhe një histori të përbashkët, por na mungon ajo që sot quhet vlerë e Bashkimit Evropian, pra na mungon bashkimi ekonomik i shqiptarëve. Ajo që sot është më se e nevojshme për ne është themelimi i tregjeve të përbashkëta, pasi sot tregjet e përbashkëta i zhdukin kufijtë administrativ dhe krijojnë trojet e bashkuara”, tha Destani.Ai bëri thirrje për një bashkim ekonomik ndërmjet shqiptarëve. Tregu, sipas tij, është mekanizmi më real për ti bashkuar vlerat ekonomike. “Gjithë së bashku, bëjmë mbi 7 milionë. Kjo jo vetëm që tingëllon bukur dhe është shumë e nevojshme por është shumë reale dhe e mundshme me gjithë limitimet dhe pengesat ekzistuese…është momenti për të reflektuar në këtë drejtim!”, tha ai.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre Në Zvicër, një numër gjithnjë e më i madh grash të reja po zgjedhin të ngrijnë... -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën -
Siguria në Aeroportin e Cyrihut: Policia kantonale dëshiron të identifikojë më mirë autorët e mundshëm -
Mbipopullimi në burgjet zvicerane arrin nivele kritike














