Kosova
Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës dhe Zvicrës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, të cilit i shprehu mirëseardhje në Kosovë dhe urimet për pozitën e tij të re.
Ata biseduan mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe gatishmërinë e ndërsjellë për forcimin e tyre. U përmend roli i rëndësishëm i mërgatës sonë në Zvicër si urë lidhëse mes dy vendeve.
Ambasadori Sprecher theksoi se ndihet i lumtur që ndodhet në Kosovë e që do kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës, përmes projekteve e iniciativave të ndryshme.
Pjesë e diskutimit ishin dhe temat mbi procesin e dialogut e zhvillimi ekonomik i vendit. Në lidhje me këtë të fundit, zëvendëskryeministri foli mbi indikatorët pozitivë ekonomikë të Kosovës dhe potencialin për rritje.
Ambasadori Sprecher në takim u shoqërua nga zëvendësambasadori i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti














