Kosova
Mërgimtaren Fikrije Salihun e rikthen profesioni në atdhe, pas 30 vjetësh
Kthimi nga Finlanda për të kontribuar në Kosovë
Tri dekada më parë kishte emigruar bashkë me familjen e saj, pra në vitin 1992, ende pa i mbushur 18 vjet, për në Finlandë, përcjell albinfo.ch.
Dhe tani pas 30 vjetësh jetesë atje, higjienistja dentare Fikrije Salihu është rikthyer në atdhe, më saktësisht, në kryeqytet, për të investuar në biznesin e saj.
Salihu thotë se u kthye në Kosovë për ta promovuar shëndetin oral dhe për të ofruar këshilla për nevoja individuale, sepse siç thotë ajo, statistikat e shëndetit oral botëror tregojnë se Kosova ka nevojë për përmirësim në këtë drejtim.
“Statistikat e shëndetit oral botëror tregojnë se Kosova ka nevojë për përmirësim në këtë drejtim, dhe unë jam këtu për të ndihmuar në këtë sfidë. Me angazhimin tim të vazhdueshëm dhe pasionin për profesionin tim, uroj të arrij aty ku synoj”, Shprehet ajo.
Salihu tregon gjatë bisedës se në Finlandë, në vendin ku ajo jeton, punon në gjashtë klinika të ndryshme herë me orarë të plotë, e herë “part time”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













