CH-Ballkani
Mërgimtares ia thyejnë veturën, i marrin paratë, telefonin e shumë dokumente
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima femër ka raportuar se e kishte parkuar veturën e saj me targa gjermane në një parking, por persona të panjohur i kanë thyer veturën duke i vjedhur gjërat personale
Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë në Prishtinë, raporton albinfo.ch.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima femër ka raportuar se e kishte parkuar veturën e saj me targa gjermane në një parking, por persona të panjohur i kanë thyer veturën duke i vjedhur gjërat personale.
Ajo ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut në të cilën kishte një shumë parash, telefonin, dokumentet personale dhe disa dokumente të familjarëve të gjitha të lëshuara nga autoritetet gjermane.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës që nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me këtë rast.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) Ndërmjetësit e të dhënave mbledhin informacione personale që blihen nga kompani të ndryshme - Shërbime të... -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë?










