Kosova

Mërgimtarët bëjnë me banesë një familje me pesë jetimë në Prizren

Familja Gjibigjiu është bërë me banesë, ku donatorët janë vendas, si dhe nga diaspora, Zvicra, Gjermania, Belgjika e Amerika

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” vazhdon të ndihmojë familjet që kanë nevojë, shkruan albinfo.ch.

Së fundi kjo shoqatë ka ndihmuar një familje nga Prizreni. Familja Gjibigjiu është bërë me banesë, ku donatorët janë vendas, si dhe nga diaspora, Zvicra, Gjermania, Belgjika, Amerika, etj.

“Kryefamiljari Shaban Gjibigju para pesë jave ka vdekur pas një aksidenti me makinë, duke e lënë bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij pa shtëpi dhe me kushte shumë të renda ekonomike. Dy fëmijët e kësaj familje janë të sëmurë me epilepsi”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Ndihmë kanë dhënë edhe policët e njësisë rajonale të Prizrenit.

Sipas njoftimit banesa është 65 metra katror, ka kushtuar 36 mijë euro, si dhe është e mobiluar.